Lidhje

Shën Valentini, megjithë kohët e vështira ekonomike...


Megjithë kohët e vështira ekonomike, amerikanët nuk kursyen për të blerë dhurata me rastin e Ditës së Valentinit. Mund të jenë dhurata jo shumë të kushtueshme por në një ditë si kjo, të gjithë duan të shfaqin ndjenjat e tyre për njeriun e zemrës.

Blerja e dhuratës për njeriun e zemrës është traditë e Ditës së Shën Valentinit edhe në Shtetet e Bashkuara

Gana Kadnakova, nga Ukraina, ble çokollata për të dashurin e saj

"Duhet t’i përshtatem kësaj kulture, siç bëjnë të gjitha vajzat..," thotë Gana.

Eric Nelson, pronar i këtij dyqani çokollatash në Uashington thotë se megjithë recesionin është optimist se njerëzit do të blejnë shumë çëokollata për festën.

"Çokollata nuk është ndonjë dhuratë e shtrenjtë, nuk është si stolitë për të cilat njerëzit harxhojnë mijra. Pra, Dita e Valentinit është plot punë për ne. Ata që kanë blerë diçka më të shtrenjtë për njeriun e zemrës, zakonisht kthehen edhe këtu për të blerë një çokollatë që në fakt nuk kushton shumë."

Në kuzhinë, të gjithë janë të zënë me punë. Nelson shpreson se shumë njerëz, sidomos meshkuj, do të vijnë këtu deri në minutën e fundit për të blerë dhuratën.

"Meshkujt shpesh e harrojnë Ditën e Valentinit dhe nuk përgatiten që më parë. Dhe ne e dimë se ata vijnë në minutën e fundit kështu që me siguri do t’i shohim në radhë tek dera e dyqanit," thotë Nelson.

Damon Downing nuk ka pritur për të blerë dhuratën e tij. Ai thotë se Dita e Valentinit bështë thjesht një justifikim për të blerë çokollatë.

"Mendoj se ne përfitojmë nga Dita e Valentinit për të ngrënë çokollatë, nuk ka asgjë të keqe."

Fedeata Kombëtare e Shitjeve me Pakicë thotë se megjithë krizën financiare, amerikanët do të shpenzojnë sot për Ditën e Valentinit më shumë se 100 milion dollarë.

Shumë njerëz kanë zgjedhur biskotat ose lulet por sot në treg mund të gjesh edhe çokollata me portretin e njeriut të momentit për Amerikën. //ii

XS
SM
MD
LG