Lidhje

Mitrovica, qyteti i ndarë në një vjetorin e Pavarësisë


Në pjesën veriore të Mitrovicës, policia po heton në mënyrë intensive rreth një incidenti që ndodhi mbrëmë vonë kur dikush hodhi një granatë duke shkaktuar dëme të vogla materiale por jo viktima.
Mitrovica vazhdon të jetë e ndarë në veriun e banuar nga serbët dhe jugun me shumicë shqiptare… Për shkaqe sigurie, shqiptarët që dikur banonin në veri ngurrojnë të kthehen në pronat e tyre, ndërsa serbët që aktualisht jetojnë në veri, nuk duan të kthehen në banesat e dikurshme në jug. Autoritetet thonë se tani, një vit pas shpalljes së pavarësisë, është koha kur qoftë shqiptarët apo serbët, të kthehen në pronat e tyre.

XS
SM
MD
LG