Lidhje

Akselrod: Vendi do të shikojë ndikim nga paketa ekonomike


Një këshilltar i lartë i presidentit Barak Obama thotë se administrata ka besim se Amerika do të shohë ndikim pozitiv nga paketa 787 milardë dollarëshe e stimulit ekonomik.

Dejvid Akselrod tha për televizionin Fox News se efektet e programit ekonomik do të shihen pasi të nisin programet e infrastrukturës në të gjithë vendin.

Por zoti Akselrod theksoi se do të duhet kohë para se këto efekte të regjistrohen në statistikat e punësimit. Ai paralajmëroi se situata ekonomike ka gjasa të përkeqësohet përpara se gjërat të ndryshojnë për mirë.

Ndërkaq senatori republikan Xhon Mekein tha në një emision në televizionin CNN se presidenti Obama nuk i mbajti premtimet se do të linte anash politikat partiake në procesin e miratimit të stimulit ekonomik. //ii

XS
SM
MD
LG