Lidhje

Presidenti Obama: Miratimi i paketës së stimujve, hap historik


Presidenti Barak Obama e mirëpriti miratimin nga Kongresi të paketës së stimujve për ekonominë me vlerën e 787 miliardë dollarëve, si një “hap historik” në rrugën drejt rigjallërimit të ekonomisë së vendit.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, presidenti Obama premtoi se paketa e stimujve do të zbatohet me shpejtësi dhe do të fillojnë të bëhen investimet e nevojshme për kthimin e njerëzve në vendet e punës.

Zyrtarët thanë se Presidenti do ta nënshkruajë ligjin të martën në Denver të shtetit Kolorado. Paketa e stimujve është fitorja e tij parë në fushën e legjislacionit, më pak se një muaj nga fillimi i tij nga detyra e Presidentit.

Projektligji për stimujt i miratuar nga Kongresi të premten, përfshin shkurtime taksash dhe projekte për shpenzime të brendshme që synojnë krijimin e vendeve të punës dhe nxitjen e rritjes eknomike.

Ndërsa në fjalimin e Partisë Republikane, senatorja Liza Murkovski tha se partia e saj e ka mbështetur planin e stimulimit financiar, por nuk bie dakord me koston e planit aktual. Ajo tha se ky plan do të krijojë shumë borxhe për amerikanët, para që, siç tha ajo, do t’i huazohen vendeve të tjera.//lk



XS
SM
MD
LG