Lidhje

Sekretarja e Shtetit Klinton, nis turneun diplomatik në Azi


Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton niset sot për në Azi, në turneun e saj të parë jashtë vendit si kryediplomate e Presidentit Barak Obama.

Turneu një javor i zonjës Klinton në Japoni, Korenë e Jugut dhe Kinë, sinjalizon interesimin e administratës për këtë rajon, tani që Uashingtoni po përpiqet t'i japë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe të stabilizojë ekonominë globale.

Gjatë vizitës së parë në Japoni, zonja Klinton do të nënshkruajë një marrëveshje për transferimin e një personeli ushtarak amerikan prej 8 mijë vetësh nga Japonia në ishullin amerikan të Guamit në Paqësor, për të zbutur fërkimet e krijuara nga prania e trupave amerikane në Japoni.

Në Indonezi, ajo do të përpiqet të krijojë marrëdhënie më të ngushta me qeverinë dhe partnerët e saj të ASEAN-it për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Birmani.

Në Kinë, zonja Klinton do të kërkojë marrëdhënie dypalëshe më të gjera, përtej lidhjeve tradicionale ekonomike dhe tregtare. Ajo ka thënë se një marrëdhënie pozitive dhe bashkëpunimi amerikaneo-kineze është me rëndësi jetike për paqen dhe begatinë në Azi dhe në botë.//mm//

XS
SM
MD
LG