Lidhje

Venezuela zhvillon Referendumin për Kushtetutën


Në Venezuelë po mbahet sot referendumi për të hequr ose jo kufizimet e mandateve politike, gjë që mund t'i lejojë presidentit Ugo Çavez të kërkojë të rizgjidhet si president i vendit pa kufizim.

Presidenti Çavez thotë se miratimi i referendumit është jetik për procesin e transformimit të vendit në një shtet socialist.

Ndërkaq ai tha sot se është i gatshëm të përmirësojë marëdhëniet me Uashingtonin dhe të nisë bisedime të drejtpërdrejta me presidentin Obama.

Udhëheqësi i majtë amerikano-latin tha se është i gatshëm të takohet me zotin Obama gjatë një Samiti të kontinentit amerikan që zhvillohet pas dy muajsh në Trinidad dhe Tobago.//mm//

XS
SM
MD
LG