Lidhje

Ndryshimet klimatike në një ekspozitë të Nju Yorkut


Një eskpozitë e re në Muzeumin Amerikan të Historisë Kombëtare në Nju Jork po jep alarmin mbi rreziqet e ngrohjes globale. Organizatorët shpresojnë që ekspozita të ngrejë vetëdijen mbi rreziqet e këtij fenomeni.

Ekspozita mbi ndryshimet klimatike është temë që mësuesja Kristi Lagos ka përgatitur për nxënësit e klasës së 7-të në një shkollë në Bruklin të Nju Jorkut.

“Shumë dioksid karboni dhe gaze të tjera që shkaktojnë efektin serrë janë krijuar nga aktivitetet njerëzore. Kështu që gjatë ekspozitës së sotme dua të mendoni se çfarë mund të bëni ju për të luftuar ndryshimet klimatike”.

Ekspozita nis me një foto të madhe murale e cila tregon ndryshimet teknologjike që kanë ndryshuar botën që prej revolucionit industrial.

"Bota ka ndryshuar në 50-60 vjetët e fundit. Në botë ka më shumë banorë, ka më shumë dioksid karboni, më shumë makina, më shumë rrugë dhe të gjitha këto kanë rritur sasinë e dioksidit të karbonit. Ndaj duhet të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta ndryshuar situatën”.

Nxënësit e kalojnë pjesën tjetër të ditës duke zbuluar mënyra për të luftuar ngrohjen globale. Ata ndjekin video të ndryshme si dhe globe rrotullues të cilët projektojnë ndryshimet klimatike përmes lëvizjeve të tyre. Ekspozita po kështu shfaq pasojat e një bote më të nxehtë si shkatërrimi i koraleve, një ari polar në kërkim të ushqimit në një kazan plehrash apo përmbytja e Nju Jorkut si pasojë e rritjes së nivelit të detit. Kuratori Edmond Matez shpreson se vizitorët e këtij muzeumi do të largohen me një ide më

"Dua që ata të largohen me idenë se ndryshimet mund të arrihen nga ne si individë dhe si grup. Ne duhet të biem dakord jo vetëm si bashkësi, por si popull dhe si bashkësi globale”.

Dhe këta nxënës duket se e kanë kuptuar këtë mesazh.

Djalë: Ky nxënës thotë se do të bëjë ç’të mundet të ndryshojë situatën, si përshembull të përdorë më pak ujë kur laj dhëmbët në mëngjes”

Vajzë: Kjo nxënëse thotë se do të përdorë letrat e shkollës nga të dyja anët, do të kursejë energji dhe ujë”.

Vajzë: Ndërsa kjo nxënëse tjetër thotë se është e rëndësishme t’i vihet fre ngrohjes globale në mënyrë që njerëzit të jetojnë në kushte të mira edhe në të ardhmen.

Ekspozita mbi ndryshimet klimatike do të vazhdojë të qëndrojë e hapur në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Nju Jork deri në muajin gusht. Më pas ekspozita do të shfaqet në Evropë, Meksikë dhe Lindjen e Mesme. //iç//

XS
SM
MD
LG