Lidhje

Jeremiç: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën



Zyrtarët serbë thonë se nuk do ta njohin kurrë Kosovën, ndërkohë që ky vend i vogël i Ballkanit feston përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë.

Ministri i Jashtën e Serbisë, Vuk Jeremiç, i tha gazetës së përditëshme “Politika” se Serbia do të rifillojë sot bisedimet me Kombet e Bashkuara për këtë çështje.

Më 17 shkurt të vitit të kaluar Kosova shpalli në mënyrë të njëanëshme pavarësinë nga Serbia megjithë protestat e ashpëra të Beogradit dhe aleates së tij kyesore, Rusisë. Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara e kanë njohur Kosovën si shtet sovran.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha në një intervistë me “Associated Press” se viti i parë i Kosovës si shtete sovran ka qënë plotësisht i sukseshëm.

Ai tha se rajoni nuk është zhytur në ndonjë tjetër konflikt të armatosur, siç kishin frikë disa, dhe se nuk ka patur eksode masive të serbëve nga Kosova.//rd//

XS
SM
MD
LG