Lidhje

Hollbruk: SHBA, India, Pakistani përballen me të njëjtin kërcënim


I dërguari amerikan Richard Holbrooke tha se India, Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani përballen me një kërcënim të përbashkët nga ektremizmi islamik.

Ai foli pas një takimi me ministrin a jashtëm indian Pranab Mukerije. India është ndalesa e fundit e udhëtimit të parë të zotit Hollbruk në Azinë Jugore që kur ai u emërua i dërguari i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin muajin e kaluar.

India nuk është pjesë e portofolit të tij, por ai ndaloi në kryeqytetin indian për bisedime me zyrtarët rreth sigurisë rajonale dhe tensioneve në rritje mes Indisë dhe Pakistanin, pas sulmeve terroriste të nëntorit në Bombei. //ek

XS
SM
MD
LG