Lidhje

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë  vendos pezullimin e Ligjit të Dosjeve


Ligji i dosjeve i miratuar vetëm me votat e shumicës së djathtë dhe i kundërshtuar në mënyrë të përsëritur nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare, nuk do të mund të nis nga zbatimi i tij. Gjykata kushtetuese e vënë në lëvizje nga një ankesë e partisë socialiste, shoqatës së Prokuorëve dhe Komitetit të Helsinkit vendosi sot pezullimin e ligjit.

“Duke çmuar se zbatimi i ligjit mund të sjellë pasoja në funskionimin normal të shtetit të së drejtës si dhe në cënimin e të drejtave dhe lirive themelore të individit, vendosi të urdhërojë pezullimin derisa vendimi përfundimtar i Gjykiatës të hyjënë fuqi”, tha zedhenesja e Gjykates Edlira Abazi.

Gjykata ka vendosur ndërkohë që për këtë cështjetë kërkojë edhe opinionit e Komisionit të Venecias, një organ ekspertësh ligjor të Këshillit të Europës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Sali Berisha, i gjendur në mbledhjen e grupit parlmentar të partisë së tij pak minuta pasi vendimi u bë zyrtar.

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i lejuan vetes të marrin vendim në konflikt të hapur interesi, në kundërshtim flagrant me çdo standard të një vendi të lirë - deklaroi kryeministri Sali Berisha - Me këtë vendim, që mund të quhet thjesht standardi i Mark Abdisë, Gjykata Kushtetues dhunoi një parim universal të etikës të gjyqësorit, që është parimi i integritetit dhe që ka si kusht themelor përjashtimin nga konflikti i interesit dhe nga dukuria sikur je në konflikt interesi, ajo theu ligjin e saj organik që nuk i lejon gjykatësit të vendosin në konflikt interesi. Çfarë i shtyu ata të votojnë në një moment kritik për etikën dhe parimet e mëdha të etikës së gjygjtarit, përvec çështja e ”karriges” së tyre?”.

Kryeministri sulmoi ashpër partinë socialiste dhe kryetarin e saj duke i akuzuar si avoketër të krimeve të komunizmit dhe shtoi se shumica nuk do të heqë dorë nga përpjekjet që sic nënvizoi disa herë, brenda kuadrit të një shteti ligjor, të realizojë ndarjen e Shqipërisë nga e kaluara diktatoriale:

“Këtë betejë do ta vazhdojmë pa ndërprerje, gjithnjë në përputhje më rregullat e shtetit ligjor. Qeveria nuk mund t’i lejojë vetes të dalë mbi gjykatën, pavarësisht nga vendimi absurd i tyre”.

Socialistët sipas të cilëve ligji binte ndesh me kushtetutën në të paktën 28 momente të tij, thanë sot se mbeten të gatshëm të kontribuojnë për një ligj në përputhje me standartet

“Zoti Berisha duhet të heshte sot. Duhet të heshtë dhe të heqë dorë nga përbaltja e institucioneve kushtetuese, sepse shteti ligjor nuk mund të ndërtohet, duke sulmuar institucionet e shtetit ligjor”, deklaroi kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj.

Pas afër dy muajsh debatesh të ashpra ku si asnjëherë tjetër u angazhuan në mënyrë publike edhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare që e kritikuan ligjin, cështja e dosjeve të paktën për disa muaj nuk do të ushqejë më debate të tjera, pavarësisht retorikës së fortë të përdorur nga shumica ndaj Gjykatës kushtetuese. Aq më tepër që në këtë proces tashmë do të përfshihet edhe komisioni i Venecias. //rd//

XS
SM
MD
LG