Lidhje

Irani përpiqet të bindë Rusinë t’i japë sisteme mbrojtjeje


Ministri iranian i Mbrojtjes ndodhet në Moskë. Njoftohet se ai synon të përpiqet ta bindë Rusinë t’i japë Teheranit sisteme për mbrojtje prej sulmeve ajrore të cilat mund ta ndihmojnë atë të parandalojë sulmet e mundshme izraelite apo amerikane.

Lajmet nga Rusia bëjnë të ditur se ministri iranian Mostafa Mohamad Nixhar zhvilloi bisedime konstruktive dje me ministrin rus të mbrojtjes Anatoli Serdjukov.

Sipas lajmeve, zoti Naxhar u përpoq ta bindte Moskën që t’i përmbahet një kontrate të debatueshme për dërgimin e sistemeve ruse anti-raketa S-300 në Teheran. Lajmet bëjnë të ditur se një marrëveshje u arrit vitin e kaluar, por Moska nuk ka vendosur nëse do ta dërgojë sistemin.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA citon zotin Naxhar të ketë renditur zgjerimin e NATO-s, trafikun e drogës dhe terrorizmin si kërcënimet kryesore të stabilitetit në rajonin e Gjirit Persik. Lajmi i IRNA-s nuk e përmend sistemin e raketave kundër ajrore. //kk//

XS
SM
MD
LG