Lidhje

Biseda e parë telefonike Obama-Karzai


Zyra e Presidentit afgan Hamid Karzai thotë se ai dhe Presidenti Barak Obama biseduan mbrëmë për herë të parë që kur presidenti amerikan erdhi në detyrë 4 javë më parë.

Biseda telefonike u zhvillua në të njëjtën ditë kur presidenti Obama bëri të ditura planet për të dërguar 17 mijë trupa amerikane shtesë në Afganistan.

Zyra e zotit Karzai nxori një deklaratë ku thotë se dy udhëheqësit diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe, politikat në luftën kundër terrorizmit si dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Afganistan e çështje të tjera.

Zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes thanë dje se 12 mijë trupa luftarake do të dërgohen në Afganistan në muajt e ardhshëm, të pasuara nga 5 mijë trupa të tjera mbështetëse.

Zyrtarë të Ministrisë afgane të Mbrojtjes e përshëndetën njoftimin. Ata thanë se duan që trupat të vendosen në zonat më problematike në lindje dhe jug të vendit.

Me këtë shtim forcash, prania amerikane në Afganistan do të ketë rreth 55 mijë trupa. (ze)

XS
SM
MD
LG