Lidhje

Rusia paralajmëron Ukrainën të mos dëbojë ambasadorin e saj


Rusia paralajmëroi sot përsëri Ukrainën që të mos vërë në jetë kërcënimet për të dëbuar ambasadorin e Moskës në Kiev, një shenjë e fundit e tensioneve mes dy qeverive.

Paralajmërimi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë vjen një ditë pasi udhëheqësit pro-perëndimorë të Ukrainës kërcënuan se do ta përzinin ambasadorin Viktor Çernomërdin, një ish-kryeministër rus.

Nuk ishte e qartë se pse është Kievi i pakënaqur nga zoti Çernomërdin. Por sipas njoftimeve ruse të lajmeve, mosmarrëveshja ka lidhje me një intervistë që ai i kishte dhënë javës së kaluar një gazete ruse.

Zoti Çernomërdon ishte shprehur se nuk është “e mundur që të arrihet asnjë lloj marrëveshjeje me udhëheqjen ukrainase”. Ai tha gjithashtu se gjendja mund të ndryshonte nëse do të kishte udhëheqës të tjerë.

Ukraina u ka ndaluar hyrjen në vend disa politikanëve rusë dy vitet e fundit, për shkak të komenteve që ata kanë bërë lidhur me rajonin e Krimesë. (ze)

XS
SM
MD
LG