Lidhje

Republika Çeke bën një hap përpara në ratifikimin e traktatit të reformave të BE-së


Republika çeke ka bërë një hap përpara në ratifikimin e traktatit të reformave të Bashkimit Evropian.

Dhoma e ulët e parlamentit çek votoi sot për të miratuar të ashtëquajturin Traktat i Lisbonës. Masa duhet të miratohet nga senati dhe të firmoset nga presidenti çek, Vaclav Klaus.

Zoti Klaus ka kërcënuar të shtojë kushte nënshkrimit të çdo traktati, duke nxitur disa përkrahës të reformës ta quajnë atë “eruo-skeptik”.

Traktati do ta thjeshtonte procesin e vendimmarrjes së BE-së dhe do të vendoste institucionin e një presidenti të përhershëm të Bashkimit. Të 27 vendet anëtare të BE-së duhet ta ratifikojnë marrëveshjen para se ajo të hyjë në fuqi.

Ratifikimi ka mbetur pezull që kur votuesit irlandez e hodhën poshtë kartën në një referendum vitin e kaluar. (ze)

XS
SM
MD
LG