Lidhje

Prodhuesit e automjeteve kërkojnë më shumë ndihmë qeveritare


Prodhuesit amerikanë të automjeteve General Motors dhe Chrysler thonë se do t’u duhen më shumë para nga qeveria për të mbijetuar krahasuar me përllogaritjet e bëra dy muaj më parë.

Kompanitë e makinave ia paraqitën dje planet e ristrukturimit zyrtarëve qeveritarë. GM tha se mund t’i duhen deri në 30 miliardë dollarë për të vazhduar punën, ndërsa kompania Chrysler kërkoi 5 miliardë dollarë shtesë nga ndihma e Departamentit të Thesarit.

Shtëpia e Bardhë tha se ekipi i Presidentit do t’i shqyrtojë kërkesat gjatë ditëve të ardhshme. //ek

XS
SM
MD
LG