Lidhje

Presidenti Obama urdhëron dërgimin e 17 mijë trupave shtesë në Afganistan


Presidenti Obama urdhëroi dërgimin e 17 mijë trupave shtesë për në Afganistan. Ai e njoftoi këtë vendim përmes një deklarate me shkrim.

Zyrtarët e Pentagonit thonë se 12 mijë trupa luftarake do të dërgohen në Afganistan gjatë muajve të ardhshëm, të cilat do të pasohen nga 5000 trupa mbështetëse.

Pas këtij vendimi, numri i trupave amerikane në Afganistan do të arrijë në 55 mijë.

Komandanti amerikan në Afganistan, gjenerali Dejvid Mekërnën kërkoi trupa shtesë disa muaj më parë për të ndihmuar në luftën për siguri dhe stabilitet në Afganistan.

Zoti Obama tha se Shtetet e Bashkuara mund ta përmbushin kërkesën e tij si pasojë e uljes së numrit të forcave amerikane në Irak. //ek

XS
SM
MD
LG