Lidhje

Obama shpall një fond të ri për të ndihmuar tregun e shtëpive


Në masën më të fundit për të ndihmuar ekonominë amerikane në krizë, Presidenti amerikan Barak Obama bëri dje të njohur një fond tjetër prej 75 miliardë dollarësh, për t’u ardhur në ndihmë miliona banorëve që po hasin vështirësi të paguajnë pagesën mujore të shtëpisë.

Plani synon t’u vijë në ndihmë njerëzve të ristrukturojnë, ose rifinancojnë kreditë e marra nga bankat, në mënyrë që pagesat mujore të jenë më të përballueshme. Qeveria do të subvencionojë huatë e modifikuara për të ndihmuar në shmangien e disa rasteve kur shtëpitë kanë humbur vlerën.

Departamenti amerikan i Tregtisë bëri dje të njohur, se numri i shtëpive të reja që janë në konstruksion, ra në një shifër rekord muajin e kaluar. Zyrtarët e Bankës Qendrore të SHBA-së, thanë se eknomia amerikane në përgjithësi do të pësojë një tkurrje prej 0,5 deri në 1,3 për qind këtë vit.

Ish-shefi i Bankës Qendrore, Allen Greenspan, tha në një intervistë për Gazetën “Finacial Times”, se “përkohësisht”, nacionalizimi i bankave mund të jetë mënyra e vetme për kthimin e besimit në sistemin financiar. Edhe e ardhmja e industrisë amerikane të automobilëve nuk është e sigurtë, pasi kompanitë “General Motors” dhe “Chrysler paraqitën planet e tyre, me shpresën për të marrë më tepër ndihma qeveritare.

Agjencia “Standart and Poor” tha dje se të dyja kompnaitë mund të falimentojnë për shkak të mungesës së kërkesës nga konsumatorët. “GM” dhe “Chrysler” i kanë kërkuar qeverisë një shumë totale prej 14 miliardë dollarësh hua shtesë, përveç shumave fillestare që morën në fund të vitit të kaluar.//lk

XS
SM
MD
LG