Lidhje

Hillari Klinton shpreh shqetësim rreth situatës në Korenë e Veriut


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton shprehu shqetësim rreth situatës në Korenë e Veriut dhe një krize të mundshme në lidhje me zëvendësimin e Kim Jong Ilin.

Duke folur me gazetarët sot para se të mbërrinte në Seul, zonja Klinton tha se administrata Obama është thellësisht e shqetësuar rreth mundësisë së ndryshimit të strukturës drejtuese të Phenianit.

Zonja Klinton paralajmëroi se një ndryshimi i tillë mund të shtojë tensionet në rritje mes Koresë së Veriut dhe fqinjëve të saj ndërsa pasuesit e mundshëm të Kim do të luftojnë për pushtet.

Disa orë para se të mbërrinte zonja Klinton në Seul, Korea e Veriut lëshoi një paralajmërim se po përgatitet për luftë me Korenë e Jugut.

Kërcënimet bëhen ndërkohë që ekspertët thonë se Pheniani mund të jetë pranë një prove me raketë balistike që mund të ketë aftësinë të arrijë territorin e Shteteve të Bashkuara. (ze)

XS
SM
MD
LG