Lidhje

Afrika Perëndimore, rajon tranzit i kontrabandës së kokainës


Agjencia e Kombeve të Bashkuara që analizon trafikun e drogës thotë se Afrika perëndimore është bërë një rajon i rëndësishëm tranzit i kontrabandës së kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Në raportin vjetor të Bordit Ndërkombëtar për Kontrollin e Lëndëve Narkotike thuhet se trafiku i kokainës përmes Afrikës perëndimore paraqet një kërcënim për stabilitetin në rajon.

Një zyrtare e Bordit thotë se vendndodhja gjeografike e Afrikës perëndimore e bën këtë rajon një pikë ideale për trafikantët. Zonja Hammond thotë se trafikantët shfrytëzojnë strukturat e dobëta të rendit në atë zonë.

Bordi thotë se trafikantët përdorin si fasadë për operacionet e tyre kompani fantazëm.

Agjencia paralajmëron se rrjetet e trafikut të kokainës për në Evropë kalojnë edhe përmes Ballkanit. Në raportin e saj agjencia paralajmëron se trafiku përmes Evropës lindore mund të jetë një ndër arsyet e kostos së ulët të kokainës në Britani.

Prodhuesit e drogës dikur e fusnin kokainën në Evropë duke kaluar përmes Karaibeve nëpër pjesën veriore të Oqeanit Atlantik, por tani i kanë zhvendosur linjat e trafikut për të shmangur patrullat e marinës amerikane dhe britanike. (ze)

XS
SM
MD
LG