Lidhje

Marrëveshje e mundshme me Kirgistanin për forcat amerikane


Një zyrtar amerikan tha se mund të arrihet një marrëveshje e re me Kirgistanin për të mënjanuar dëbimin e forcave amerikane nga një bazë ajrore, e cila mbështet trupat perendimore në Afganistan.

Kirgistani urdhëroi sot largimin e forcave amerikane nga baza Manas brenda gjashtë muajsh pasi presidenti Kurmanbek Bakijev nënshkroi vendimin në ligj.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts tha në takimin e Natos në Krakov të Polonisë se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një marrëveshje të re me Kirgistanin. Si alternativë, zoti Gejts tha se Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë rrugë të tjera.

Baza ajrore Manas është e vetmja bazë për furnimizet ushtake në Azinë Qëndrore. (ze)

XS
SM
MD
LG