Lidhje

Shtohet numri i amerikanëve të papunë


Numri i amerikanëve që vazhdojnë të marrin ndihma për papunësinë arriti një nivel të ri rekord të ri javën e kaluar.

Departamenti i Punës tha se gati 5 milionë amerikanë po marrin ndihma tani për më shumë se një javë. Është kjo java e katërt radhasi që numri shënon nivele rekord.

Numri i amerikanëve që bënë kërkesë për ndihma për papunësinë nuk ndryshoi nga niveli më i lartë prej 627 mijë.

Një raport i ri tregon se prodhimi në rajonin e Atlantikut të mesëm ra në nilvelin më të ulët këtë muaj ndërsa recesioni solli pakësimin e porosive dhe ngriti papunësinë.

Raporte të tjera tregojnë se çmimet e shitjes me shumicë u rritën zero presje 8 përqind në Janar ndërsa çmimet e naftës u rritën.

Por një grup i njohur i biznesit thotë se shifrat e tij tregojnë se ekonomia e dobët mund të rigjallërohet disi nga fundi i vitit. (ze)

XS
SM
MD
LG