Lidhje

Sllovaki: 12 të vdekur si pasojë e një aksidenti hekurudhor



Në pjesën qendrore të Sllovakisë përplasja e një treni me një autobus shkaktoi vdekjen e të paktën 12 vetëve dhe plagosjen e 20 të tjerëve.

Sipas zyrtarëve, përplasja ndodhi sot rreth orës 8 të mëngjesit pranë qytetit të Breznos. Zyrtarët thane se në autobus gjendeshin 35 vetë dhe të gjithë 12 të vdekurit ndodheshin në autobus.

Disa prej udhëtarëve kanë pësuar plagë të rënda dhe ndodhen në spital.

Sipas njoftimeve, treni doli nga shinat, por pasagjerët që ndodheshin në të pësuan vetëm plagë të lehta.//mm//

XS
SM
MD
LG