Lidhje

Filmat e huaj në ceremoninë e çmimeve Oskar në Hollivud


Pesë filma konkurrojnë të dielën në ceremoninë e çmimeve Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të huaj. Katër nga pesë regjisorët e këtyre filmave u mblodhën dje në Los Anxhelos për të folur me gazetarët për filmat e tyre.

Filmi "The Baader Meinhof Complex" analizon një pjesë pak të njohur të historisë së Gjermanisë. Ai bën fjalë për grupin e majtë terrorist Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe që vepronte në vitet 70 dhe që u bë grupi më i frikshëm në vend, duke bombarduar godina qeveritare, grabitur banka dhe duke kryer rrëmbime.

Një film që ka tërhequr vëmendjen e kritikës është "Walz with Bashir". Bëhet fjalë për një film vizatimor me një temë nga pushtimi izraelit i Libanit jugor. Filmi është një përpjekje e regjisorit Ari Folman, që në atë kohë ishte ushtar izraelit, për të rikrijuar rrjedhën e ngjarjeve, të cilat i janë zhdukur nga kujtesa.

"Mendoj se Izraeli u jep shumë rëndësi konkurseve ndërkombëtare. Ndoshta ka të bëjë me faktin që është vend i vogël kundër gjithë botës. Kështu bën gjithnjë që nga sporti e deri tek filmi". - thotë ai

"Revanche" vjen nga Austria dhe ka në qendër një histori dashurie të dhimbshme, me një ish-të dënuari vjenez dhe një prostitute ukrainase, që përfshihen në një plaçkitje banke.

Tek filmi "Klasa", kandidatura e sivjetshme franceze për Filmin më të mirë të huaj dhe fitues i Palmës së Artë në Kanë, regjisori Laurent Cantet e kthen kamerën në një klasë shkolle dhe tmerri i nxënësve adoleshentë. Subjekti i vërtetë është mësuesi Marin, libri i të cilit është përdorur si bazë për filmin.

"Ishte befasuese që shumë fëmijë në Francë shkuan ta shikojnë filmin, megjithëse fëmijët preferojnë më shpesh të shohin filma aksioni. Mendoj se ata ishin të kënaqur dhe menduan se filmi i paraqiste me vërtetësi. Ky ishte reagimi më i rëndësishëm për mua". - thotë ai

Filmi i pestë është "Departures" dhe vjen nga Japonia. Kur një violonçelist mbetet pa punëm shkon në qytetin e lindjes dhe gjen një punë të pazakontë dhe të frikshme.//mm//

XS
SM
MD
LG