Lidhje

Qeveria Italiane miraton një ligj ndaj dhunës që prek imigrantët


Dje italianët miratuan masa më të rrepta për të luftuar dhunën seksuale dhe imigracionin e paligjshëm. Korrespodentja, Sabina Kastelfranko na dërgoi këtë raport nga Roma:

Qeveria konservatore e kryeministrit Silvio Berluskoni lëshoi një dekret gjatë takimit të kabinetit dje si kundërpërgjigjëje ndaj një numri rastesh të dhunimit, për të cilat kryesisht akuzohen të huajt.

Rastet e dhunimit të javëve të kaluara kanë tronditur Italinë. Dy shtetas rumunë u arrestuan për dhunimin e një nxënëseje 14 vjeçare në ditën e Shën Valentinit.

Projektligji i sapo miratuar i qeverisë, i cili duhet të miratohet edhe nga parlamenti, shton denimet me burgim për rastet e dhunimit, parasheh ndihmë dhe këshillim ligjor pa pagesë për viktimat e dhunës seksuale dhe i cilëson ngacmimet si krim.

Ministri i Brendshëm Roberto Maroni tha se bashkiakëve po ashtu u është lejuar të organizojnë patrullime nga qytetarë të pa armatosur, të cilët do të njoftojnë njësitë e rendit kur paraqiten rreziqe për sigurinë qytetare, ose në situatat e degjenerimit shoqëror.

Qeveria thotë se synimi i këtyre patrullimive, të cilat janë kritikuar nga opozita e qendrës dhe së majtës, është për të rritur sigurinë në rrugët e qytetit.

Opozita thotë se qeveria po nxit një drejtësi vigjilente por zoti Maroni e mbrojti këtë masë, duke thënë se organizimi i grupeve të vullnetarëve do të shmangte krijimin e patrullave të ashtuquajtura “vepro vetë” të cilat synojnë që të marrin kontrollin në duart e tyre.

Ky projektligj po ashtu i lejon autoritetet të arrestojnë imigrantët për gjashtë muaj, nga dy muaj, ndërsa ata punojnë, për t’i identifikuar ata dhe për shqyrtimin e kërkesave të azilit dhe të dëbimit për imigrantët të cilët nuk i përmbushin kushtet.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rumun, Kristian Diakonesku, tha se vendi i tij nuk ka dëshirë që shtetasit e tij të dyshuar për krime në Itali të riatdhesohen.

Ministri tha se Rumania dëshiron që ta tejkalojë këtë situatë të pazakontë përmes dialogut dhe bashkëpunimit me partnerët italianë në të ardhmen e afërt.

Zoti Diakonesku pritet të udhëtojë të hënën për në Itali, ku ai planifikon të takohet me Ministrin e Jashtëm italian Franko Frattini dhe të bisedojë për këtë çështje. Mendohet se gati një milionë rumunë jetojnë dhe punojnë në Itali.//ap.

XS
SM
MD
LG