Lidhje

Senatori Xhon Keri takohet me presidentin sirian al-Asad


Shtetet e Bashkuara dhe Siria duket të kenë hedhur një tjetër hap drejt përmirësimit të marëdhënieve dypalëshe.

Senatori amerikan Xhon Keri u takua sot me presidentin Bashar al-Asad pas një sërë kontaktesh mes dy vendeve.

Televizioni qeveritar sirian theksoi rëndësinë e takimet mes dy palëve dhe transmetoi pamje të presidentit sirian duke qeshur.

Senatori demokrat Keri drejton Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan dhe është i treti senator që takohet këtë javë me udhëheqësin sirian.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar vazhdimisht Sirinë mbi mundësinë e programit bërthamor dhe mbi pretendimet se Siria mbështet një grup terrorist. Por dje zyrtarët amerikanë kërkuan të mbanin një takim me ambasadorin sirian në Uashington për të folur mbi këto shqetësime. //ek

XS
SM
MD
LG