Lidhje

Filmi "Slumdog Millionaire" kandidon për çmimin Oskar


Një nga kandidatët më të fortë për çmimin Oskar për figurën më të mirë këtë vit është filmi Slumdog Millionaire. Mgjarjet zhvillohen në Bombei të Indisë dhe historia është për fatin e njeriut. Xhamal, një djalë nga lagjet e varfëra, konkuron në shfaqjen indiane “Kush do të bëhet milioner.” I ngjashëm me shfaqjen televizive amerikane, versioni indian ofron 20 milion rupi për fituesin. Me regjizor Dani Bojl, ky produksion i pavarur s’para pritej që të arrinte deri tek çmimet Oskar. Por Slumdog ka fituar zemrat e shikuesve dhe vlerësimet e kritikëve. Me 9 kandidatura, ai është një konkurent i fortë për çmimin Oskar.

Xhamal Malik nuk është shumë i ditur. Ai qëllon që di vetëm përgjigjet e pyetjeve të caktuara. Sejcila pyetje ka lidhje me ngjarje që kanë qenë vendimtare për jetën e tij.

Pas vdekjes së nënës së tyre, Xhamali dhe vëllai i tij Perm fillojnë të vjedhin, të bëjnë tregëti dhe të flenë ku të munden për të mbijetuar.

Por momenti më i rëndësishëm në jetën e Xhamalit është kur një vajzë jetime e quajtur Latika u bashkohet atyre.

Latika merret nga gangsterët dhe Xhamali nuk gjen qetësi deri sa ta shohë atë përsëri.

Vite më vonë, si i ri, ai e gjen atë në shtëpinë e një gangsteri. Ajo rri e kyçur brenda dhe argëtimi i saj i vetëm është shfaqja televizive “Kush do të bëhet milioner.” Xhamali merr pjesë në shfaqje vetëm që ajo të mund ta shohë.

Latika përgjigjet në telefon. Kur ishin fëmijë, ajo ishte musketierja e tretë. Xhamal dhe Prem ishin Atosi dhe Portosi.

Historia e dashurisë së regjizorit Dani Bojl është ndikuar nga Bolliudi, industria e filmit në Indi, ku gjithçka është ekstreme.

Sikurse shumica e filmave indianë, Slumdog Millionaire ofron pasion të gjithanshëm, që nga lotët e deri tek përfundimi i gëzueshëm. Muzika dinamike e filmit dhe ngjyrat e gjalla i shtojnë emocionet. Por megjithëse ka cilësitë e një përralle, kjo nuk e cënon mënyrën si e paraqet Dani Bojl Indinë, si një vend plot me ekstreme.//mm//

XS
SM
MD
LG