Lidhje

Maqedoni: Takim mes udhëheqësve të partive kryesore në vend


Katër drejtuesit e partive më të mëdha në Maqedoni mbajtën sot një takim për të gjetur mënyrën më të mirë lidhur me zhvillimin e një procesi të drejtë dhe të qetë të zgjedhjeve presidenciale dhe vendore të cilat do të mbahen më 22 mars.

Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Zoran Zaev thanë se takimi ishte konstruktiv dhe se presin një klimë pozitive në këto zgjedhje. Mes tjerash drejtuesit e katër partive kanë rënë dakord për rolin e policisë në zgjedhje dhe për hollësi të tjera të votimit, si dhe që ato mjete informimi të cilat nuk u përmbahen rregullave të gjobiten me shuma të konsiderueshme . Megjithatë, fushata edhe pse zyrtarisht ende nuk ka filluar, ajo po zhvillohet me mjaft akuza të ndërsjellta.

Për të folur rreth këtyre çështjeve, i ftuar në programin e Zërit të Amerikës, Ditari ishte Albert Musliu, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës për Nismat Demokratike në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG