Lidhje

Ish pjesëtarë të TMK-së, protestë në Prishtinë


Sot në Prishtinë mbi 100 ish pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës protestuan në shenjë pakënaqësie me procesin e ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës. Protesta në të cilën është kërkuar shqyrtimi i tërë procesit të përzgjedhjes së pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë përfundoi pa incidente por me tensione të larta.

Në radhët e kësaj force, që do të ketë 2 mijë e 500 pjesëtarë aktiv janë përfshirë 1 mijë e 300 nga gjithsej 3 mijë pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse. Ngritja e forcës së re që do të stërvitet nga NATO-ja filloi muajin e kaluar duke nxitur zemërimin e Beogradit.

XS
SM
MD
LG