Lidhje

Një shqiptar dhe një grek arratisen nga  burgu i Pireut


Autoritetet greke arrestuan pesë persona pas arratisjes me helikopter të dy të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë Koridallos në Pire. Është hera e dytë brenda tre vjetëve që ata arratisen nga ky burg.

Zyrtarët arrestuan katër roje dhe një pilot helikopteri. Greku Vasilis Paleokostas dhe shqiptari Alket Rizaj u ngjitën të dielën me litar në helikopterin që fluturonte mbi burg. Policia gjeti më vonë helikopterin me pilotin e lidhur.

Nën presionin e kritikave nga mediat greke, ministri i Drejtësisë Nikos Dendias shkarkoi tre zyrtarë të Ministrisë. Ai tha se nuk do ta tolerojë një gjendje të tillë. Dendias kërkoi dje që të bëheshin hetime rreth llogarive bankare të të gjitha rojeve që punojnë në pjesën e burgut ku ndodhi arratisja. Dy të burgosurit u arratisën nga i njëjti burg në një mënyrë të ngjashme tre vjet më parë, por autoritetet arritën t'i kapin përsëri.//rd//


XS
SM
MD
LG