Lidhje

Presidenti Obama shpalos planet për rimëkëmbjen e ekonomisë


Presidenti Barak Obama tha se megjithë ekonominë e dobësuar dhe kohët e pasigurta që po kalon vendi, Shtetet e Bashkuara do të rimëkëmben dhe do të dalin më të forta se sa më parë.

Në një fjalim që mbajti mbrëmë përpara të dyja dhomave të Kongresit, Presidenti Obama tha se amerikanët duhet të bashkohen dhe të marrin mbi vete përgjegjësi për të ardhmen, diçka që jo gjithmonë është bërë.

Presidenti Obama tha se amerikanët duhet të kuptojnë se si Shtetet e Bashkuara arritën në këtë krizë, për të qenë në gjendje ta nxjerrin vendin nga ky moment i vështirë.

Ai tha se vendi jo gjithmonë i ka dalë për zot përgjegjësisë për të planifikuar të ardhmen. Megjithëse Shtetet e Bashkuara e kanë ditur prej dekadash se mbijetesa varet nga burimet e reja të energjisë, ato importojnë sot më shumë naftë se asnjëherë më parë, tha ai.

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë reformën e kujdesit shëndetësor megjithë rritjen e kostos së shëndetësisë, e kanë shtyrë përmirësimin e sistemit shëndetësor megjithëse e kanë ditur se nxënësit amerikanë duhet të konkurrojnë në tregun global. Ai tha gjithashtu se njerëzit blenë shtëpi të cilat nuk ishin në gjendje t’i paguanin.

Presidenti Obama tha se borxhi kombëtar ka vazhduar të rritet ndërkohë që debatet për çështjet dhe vendimet kritike janë shtyrë për një datë të mëvonshme.

Presidenti Obama i deklaroi Kongresit dhe vendit se ka ardhur dita e dhënies llogari dhe se tani është koha “për të marrë përgjegjësinë për të ardhmen tonë”.

Presidenti tha se është koha që jo vetëm të përtërihet ekonomia por edhe të hidhet baza për një begati afatgjatë.

Është koha, tha Presidenti Obama, që t’i jepet një shtytje krijimit të vendeve të punës, që bankat të rifillojnë të japin hua dhe që të investohet në aspekte të tilla si energjia, kujdesi shëndetësor dhe arsimi të cilat do të ndikojnë në rritjen e ekonomisë.

Presidenti tha se plani i tij i stimulimit të ekonomisë i miratuar nga Kongresi dhe i nënshkruar prej tij në ligj javën e kaluar, do të krijojë ose shpëtojë 3.5 milion vende pune. Ai tha se më shumë se 90 përqind e vendeve të reja të punës do të jenë në sektorin privat – rindërtim rrugësh dhe urash, ndërtim turbinash me erë dhe panelesh diellore, instalim i linjave të shpejta të internetit dhe zgjerim i sistemeve të transportit masiv.

Ai tha se ky plan do të ndihmojë gjithashtu mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë të ruajnë vendet e tyre të punës.

Presidenti Obama tha se i ka kërkuar nënpresidentit Xho Bajden të drejtojë një mbikqyrje të rreptë dhe të papreçedent të përpjekjeve për rimëkëmbjen ekonomike.

Zoti Obama tha se anëtarë të kabinetit të tij, kryetarë bashkish dhe guvernatorë kudo në Amerikë do të japin llogari para tij dhe para popullit amerikan për çdo dollar që shpenzojnë.

Presidenti tha gjithashtu se ka caktuar një prokuror të përgjithshëm me përvojë dhe agresiv për të zbuluar rastet e abuzimeve dhe të mashtrimeve.

Presidenti Obama tha se nëse institucionet financiare amerikane nuk rifillojnë dhënien e kredive, rimëkëmbja ekonomike do të paralizohet para se të ketë filluar.

Ai tha se bankat hezitojnë të japin kredi për familjet, për bizneset ose për njëra-tjetrën sepse në lloogaritë e tyre ka tashmë shumë kredi të këqia. Ai tha se një situatë e tillë çon në shkurtime të mëtejshme nga puna, duke e dëmtuar ekonominë më tepër dhe duke e paralizuar tregun e kredive.

Presidenti tha se administrata po krijon një fond të ri kredidhënieje, më të madhin në histori, për të dhënë kredi për makina, për studentët dhe për bizneset e vogla, për konsumatorët dhe për sipërmarrësit.

Presidenti Obama tha se qeveria ka një plan për të ndihmuar familjet e përgjegjshme që përballen me kërcënimin e falimentimit dhe të humbjes së shtëpisë.

Plani përfshin norma më të ulta interesi që do të ndihmojnë pronarët e shtëpive të ulin pagesat mujore dhe t’i rifinancojnë kreditë e shtëpive.

Zoti Obama tha se vendi do të veprojë me forcën e plotë të qeverisë federale për të garantuar se bankat kryesore amerikane do të vazhdojnë të japin kredi “në kohë të vështira”.

Ai shtoi se një bankë me probleme serioze do të mbahet përgjegjëse për të pastruar llogaritë e saj nga kreditë e këqia.

Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE MicrosoftInternetExplorer4

Presidenti tha se do t'i paraqesë Kongresit një projektbuxhet, i cili është projekti i Amerikës së të ardhmes por që pasqyron gjithashtu realitetin e ashpër që trashëgoi kjo administratë: një deficit prej 1 trilion dollarësh, një krizë financiare dhe një recesion.

Ai tha se politikanët e të dyja partive do t'u duhet të sakrifikojnë disa prioritete sepse për to nuk ka fonde të mjaftueshme. Por ai shtoi se kjo nuk nënkupton mospërfilljen e sfidave afatgjata.

Gjatë kohëve të vështira në historinë amerikane, tha Presidenti Obama, qeveria nuk e ka zëvendësuar sipërmarrjen private, përkundrazi, ka qenë katalizatore e saj.

Presidenti Obama tha se megjithëse vendi do të shkurtojë programe për të cilat nuk ka nevojë, buxheti i ri do të investojë në tre aspekte kritike për të ardhmen ekonomike të vendit: energjinë, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

Zoti Obama premtoi se do të bëjë ç'ështëe mundur për ta shkurtuar deficitin buxhetor të vendit.

Ai tha se administrata e tij ka filluar të analizojë rresht për rresht buxhetin kombëtar për të eliminuar programet jo të efektshëm që përbëjnë shpenzim të kotë parash, për realizimin e objektivit të tij që deficiti buxhetor të jetë shkurtuar përgjysmë deri në mbarim të mandatit të tij. Këto, tha ai, përfshijnë masat e paefektëshme arsimore, kontratat pa tender për Irakun si dhe sisteme armësh të epokës së Luftës së Ftohtë që vendi nuk i përdor më.

Ai tha se administrata ka identifikuar tashmë kursime që kapin shumën 2 trilion dollarë gjatë dekadës së ardhëshme.

Presidenti Obama tha se do të shpallë së shpejti një plan për t'a lenë Irakun në dorën e popullit të tij dhe për ta përfunduar luftën në mënyrë të përgjegjëshme.

Duke folur për politikën e jashtëme, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të hartojnë një strategji të re për Afganistanin dhe Pakistanin për të mposhtur al-Kaidën dhe luftuar ekstremizmin.

Ai tha se nuk do të lejojë "terroristët të komplotojnë kundër popullit amerikan nga strehët e tyre që ndodhen mijra kilometra larg".


Presidenti tha se do të shpallë së shpejti një plan për ta lenë Irakun në dorën e popullit të tij dhe për ta përfunduar luftën në mënyrë të përgjegjëshme.

Duke folur për politikën e jashtëme, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do të hartojnë një strategji të re për Afganistanin dhe Pakistanin për të mposhtur al-Kaidën dhe luftuar ekstremizmin.

Ai tha se nuk do të lejojë “terroristët të komplotojnë kundër popullit amerikan nga strehët e tyre që ndodhen mijra kilometra larg”.

Presidenti u shpreh se ka filluar një epokë e re e angazhimit dhe se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’u përgjigjen të vetme kërcënimeve të shekullit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund ta përjashtojnë tryezën e bisedimeve dhe as të mospërfillin armiqtë apo forcat që mund t’u bëjnë keq Shteteve të Bashkuara.

Presidenti tha se edhe në kohët më të vështira, amerikanët kanë një bujari, qendrueshmëri, fisnikëri dhe vendosmëri të papërkulur dhe një gatishmëri për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tyre. //ii

XS
SM
MD
LG