Lidhje

Rregullatorët evropianë udhëzojnë bankat për të dalë nga kriza


Regullatorët evropianë po udhëzojnë bankat që janë në qendër të krizës financiare botërore të marrin masa për të ndihmuar në zgjidhjen e saj.

Komisioni evropian në Bruksel paraqiti sot udhëzimet për zbatimin e masave të përbashkëta nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian për të përballuar krizën.

Regullatorët thanë se vendet e Bashkimit Evropian duhet të rivendosin besimin duke krijuar një të ashtuquajtur “bankë të keqe” për të blerë investimet që i çuan bankat në prak të falimentimit. Ata thanë se këto masa do t’u krijojnë mundësi bankave të rifillojnë dhënien e huave për konsumatorët dhe bizneseve, duke i dhënë kështu shtysë rritjes ekonomike.

Por Komisioneria e Konkurencës së Bashkimit Evropian, Neelie Kroes, tha se plani mund të realizohet me sukses vetëm në qoftë se bankat tregohen të ndershme lidhur me përmasat e problemeve që kanë.

Ajo tha gjithashtu se bankat duhet të kontribuojnë për të mbuluar koston e programit. Udhëzimet e bëjnë të qartë se disa banka do të drejtohen nga shteti. //iç//

XS
SM
MD
LG