Lidhje

Senati miraton Hilda Solis në postin e Sekretares së Punës


Senati amerikan miratoi Hilda Solis në postin e Sekretares së Punës gjatë një votimi që ishte shtyrë nga debatet rreth mospagimit të taksave nga bashkëshorti i saj.

Zonja Solis është mes disa kandidatëve të caktuar nga presidenti Obama për poste qeveritare që u prekën nga çështja e taksave. Por dje, senatorët e miratuan emërimin e zonjës Solis me 80 vota pro dhe 17 kundër.

Hilda Solis, demokrate nga Kalifornia është e njohur si mbrojtëse e të drejtave të punëtorëve. Më parë ajo ka shërbyer si anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Në fillim të këtij muaji, një gazetë amerikane botoi një raport ku thuhej se i shoqi i zonjës Solis, pronar i një qëndre për riparimin e automjeteve, nuk kishte paguar rregullisht taksat. Kur ky lajm doli, ai i pagoi menjëherë taksat e prapambetura. //ek

XS
SM
MD
LG