Lidhje

Trupat luftarake amerikane mund të lënë Irakun brenda 19 muajve


Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, thotë se Presidenti do të bëjë të ditur vendimin e tij, ndoshta që të premten, për tërheqjen e trupave nga Iraku.

Zoti Bajden tha në një intervistë me kanalin televiziv NBC sot se Presidenti Obama do të japë hollësi rreth tërheqje, ashtu siç premtoi gjatë fushatës presidenciale.

Zoti Obama tha atëhere se do t’i tërhiqte trupat amerikane nga Iraku brenda 16 muajve.

Dje, zyrtarë amerikanë u thanë agjencive të lajmeve me kusht që të mos përmendeshin me emër, se Presidenti Obama pritet të njoftojë një plan 19-mujor për tërheqjen nga Iraku këtë javë.

Sipas një marrëveshjeje sigurimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Irakut që u arrit vitin e kaluar, forcat luftarake amerikane duhet të largohen nga Iraku deri në fund të vitit 2011.

Rreth 142 mijë trupa amerikane janë duke shërbyer tani në Irak. Sipas marrëveshjes disa dhjetra mijëra do të qendrojnë në vend për të stërvitur forcat irakiane dhe për të mbrojtur personelin amerikan. //iç//

XS
SM
MD
LG