Lidhje

Presidenti Obama paraqet sot projektbuxhetin e ri në Kongres



Presidenti amerikan Barak Obama thotë se projekt-buxheti i tij i parë, i cili parashikon më shumë se 3 trilion dollarë shpenzime, përpiqet të mbulojë nevojat më urgjente të vendit.

Zoti Obama parashikon një defiçit prej 1,75 trilion dollarësh për vitin 2009 në këtë projekt-buxhet, i cili do t’i dërgohet kongresit sot.

Presidenti, tha sot se plani i tij paraqet qartë shumat që shpenzohen për luftrat në Irak dhe Afganistan duke i përfshirë këto fonde në buxhet për herë të parë.

Zoti Obama tha se kishte trashëguar një trilion dollarë defiçit nga paraardhësi i tij, ish presidenti Xhorxh Bush, dhe se qeveria e tij duhet të përqendrohet së pari tek masat e nevojshme që vendi të ecë përpara.

Projekt-buxheti i zotit Obama përfshin edhe 250 miliard dollarë të tjera për t’i dhënë shtytje sistemit financiar amerikan, i cili ka përfituar më shumë se 700 miliard dollarë që nga fundi i vitit të kaluar. Presidenti ka kërkuar edhe 634 miliard dollarë fonde për reformimin e sistemit shëndetsor amerikan dhe zgjerimin e tij për të mbuluar më shumë se 40 milion amerikanë të sigurime shëndetsore.//rd//



XS
SM
MD
LG