Lidhje

Udhëheqësit e Kosovës në festimet e përvjetorit të pavarësisë

  • Astrit Lulushi
  • Uashington

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara organizoi mbrëmë një pritje me rastin e përvjetorit të pavarësisë dhe vizitës së udhëheqësve më të lartë të Kosovës në Uashington. Pritja u zhvillua në një sallat e hotelit "The Embassy Suites", ku morën pjesë qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Amerika, si dhe kongresmenë e zyrtarë të Departamentit të Shtetit.

Pritja e mbrëmshme erdhi pas një dite të ngjeshur pune të delegacionit të nivelit të lartë nga Kosova, i përbërë nga presidenti Fatmir Sjediu, kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, ku ata u takuan me ambasadorë të vendeve të ndryshme të akredituar në Uashington, që e kanë njohur, ose pritet ta njohin së shpejti Kosovën

“Kjo mbrëmje të zgjon emocione të thella, që tregon se sa shumë e kanë pritur e aspiruar shqiptarët e Kosvës për të patur një shtet të vetin”, - thotë ambasadori Morton Abramoviç, i pranishëm në mbrëmje.

At Anton Kqira, i ardhur nga shteti Miçigan, thotë se kjo mbrëmje me pjesmarrje kaq të gjerë dhe plot gjallëri, është edhe shprehje e tërthortë e besimit që shqiptarët, por edhe të tjerë të pranishëm kanë për suksesin e Kosovës si shteti më i ri i pavarur në botë.

Ky besim është i përbashkët, thotë presdienti Fatmir Sejdiu, i cili falenderoi shqiptarët e diasporës për ndihmën e dhënë për arritjen e kësaj dite, pavarësinë e Kosovës. Ndërsa kryeministri Thaçi tha se kjo pjesmarrja kaq e gjërë dhe larmishme tregon besimin që shqiptarët kanë në institucionet e Kosovës.//lk


XS
SM
MD
LG