Lidhje

Kongresi miraton ligjin e shpenzimeve prej 410 miliardë dollarësh


Dhoma e Përfaqësueve me shumicë demokrate miratoi një ligj shpenzimesh prej 410 miliardë dollarësh për programe qeveritare deri në fund të vitit fiskal në shtator.

Ligji përfshin masa që nuk ishin miratuar në fund të administratës së ish presidentit Bush si pasojë e mosmarrëveshjeve mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit në lidhje me nivelin e shpenzimeve. Ligji i buxhetit përfshin një rritje prej 8% të buxhetit krahasuar me vitin e kaluar.

Ligji u votua me 245 vota pro dhe 178 kundër. Ai pritet t’i kalojë tani Senatit, aty ku ka më shumë balancë mes demokratëve dhe republikanëve çfarë mund të sjellë vonesa në miratimin e ligjit.

Republikanët e kanë kritikuar ligjin në fjalë pasi, sipas tyre ai përfshin mijëra projekte në rang shtetesh ose masa shpenzimesh për shtete të caktuara. Demokratët thonë se 40% e këtyre projekteve janë shtuar nga republikanët. //ek

XS
SM
MD
LG