Lidhje

Haga shpall të pafajshëm ish-presidentin serb Millutinoviç



Gjykata e OKB-së për krimet e luftës e shpalli të pafajshëm ish presidentin serb Milan Milutinoviç nga akuza për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit të Kosovës në vitet ’90. Por Gjyakata e Hagës dënoi pesë zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe ushtrisë me deri 22 vjet burgim.

Ish zëvendës kryeministri jugosllav Nikola Sainoviç, gjenerali Nebojsha Pavkoviç dhe gjenerali i forcave policore serbe Sreten Lukiç u dënuan me nga 22 vjet burg.

Ish shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë jugosllave Dragoljub Ojdaniç dhe gjenerali Vladimir Lazareviç u dënuan me 15 vjet burgim.

Prokurorët kishin kërkuar nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm për gjashtë të pandehurit, nën akuzat për bashkëpunim me ish presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviç për ta mbajtur Kosovën nën kontrollin serb duke dëbuar me forcë mijëra shqiptarë.

Disa prej të pandehurve u dënuan edhe nën akuzën për krime të kryera kundër shqiptarëve nga trupat serbe.

Ndërkohë, një gjykatë serbe për krime lufte lëshoi 19 fletë-arresti për 19 ish zyrtarë të qeverisë dhe ushtrisë së Bosnjës, përfshirë ish presidentin boshnjak Ejup Ganiç, në lidhje me sulmin e vitit 1992 kundër një kolone të trupave jugosllave. 19 të dyshuarit akuzohen për krime lufte për rolin e tyre në sulmin ku u vranë 42 ushtarë. //rd//


XS
SM
MD
LG