Lidhje

SHBA: Treguesit ekonomik vazhdojnë të përkeqësohen



Tregu amerikan i vendeve të punës, sektori i prodhimit dhe tregu i shtëpive janë përkeqësuar.

Raporti i sotëm nga Departamenti i Punës thotë se numri i të papunëve që marrin asistencë afatgjatë arriti rekordin e rreth 5 milionëve javën e kaluar. Numri i njerëzve të sapohequr nga puna që u regjistruan për asistencë papunësie arriti në 36 mijë, niveli më i lartë që nga viti 1982.

Humbja e vendeve të punës ka dëmtuar besimin e konsumatorëve, prandaj numri i shtëpive të reja të shitura ra në nivelin më të ulët rekord vjetor për muajin janar.

Rënia e çmimeve të shtëpive dhe e besimit të konsumatorëve janë disa nga arsyet që porositë për fabrikat amerikane kanë pësuar një rënie të thellë. Raporti i sotëm mbi porositë e materialeve të ndërtimit ra me më shumë se pesë përqind në janar. Ky është muaji i gjashtë me radhë i rënies së tyre, dhe rënia më e madhe që nga viti 1992.

//rd//

XS
SM
MD
LG