Lidhje

Vazhdon çështja penale për vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja


Prokurorët rusë e apeluan vendimin për pafajësinë e tre të dyshuarve që ishin akuzuar se kishin pasur gisht në konspiracionin për vrasjen e gazetares dhe kritikes së Kremlinit Ana Politkovskaja.
Prokuroria e Përgjithshme tha se autoritetet ia paraqitën kërkesën për apelim gjykatave sot.

Një gjykatë ushtarake arriti javën e kaluar në përfundimin se prokurorët nuk kishin paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar se tre të pandehurit kishin ndihmuar në vrasjen e vitit 2006 të Politkovskajas në apartamentin e saj.

Vendimi u dha shkas akuzave të reja sipas së cilave sistemi penal i Rusisë vazhdimisht nuk arrin të kapë dhe të ndjekë penalisht të dyshuar për vrasje me motive politike.

Autoritetet nuk kanë kapur as personin që thuhet se ka qëlluar, as ndonjë njeri tjetër që të jetë identifikuar si personi që ka urdhëruar vrasjen.

Kolegët e Politkovskajas thonë se raportimet e saj për mizoritë në Çeçeni e kishin zemëruar Kremlinin. (ze)

XS
SM
MD
LG