Lidhje

Bakojanis thekson rëndësinë e monitorimit në zonat e trazuara


Ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, theksoi rëndësinë e forcimit të monitorimit ndërkombëtar në zonat e trazuara të botës, veçanërisht në ish republikën sovjetike të Gjeorgjisë.

Zonja Bakojanis, vendi i të cilës mban aktualisht presidencën e radhës të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, i bëri këto komente sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo tha se OSBE-ja duhet të bëjë më shumë në Gjeorgji dhe premtoi se vendi i saj do të luajë rolin e tij udhëheqës në këto përpjekje.

OSBE-ja filloi ndërprerjen e operacioneve në Gjeorgji në muajin janar, pasi Rusia refuzoi zgjerimin e mandatit të grupit, që skadoi në dhjetor.

Ndërkaq, ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, tha se vendi i tij është i hapur për bashkëpunim me OSBE-në.Megjithatë,zoti Çurkin thotë se organizata nuk i përmbushi rolin apo përgjegjësitë e saj gjatë konfliktit të muajit gusht mes Rusisë dhe Gjeorgjisë. //iç//
XS
SM
MD
LG