Lidhje

Forcat irakiane arrestojnë një udhëheqës të lartë terrorist


Forcat irakiane thonë se kanë kapur një udhëheqës terrorist i cili qendron prapa një serie sulmesh ndaj cisternave dhe shoferëve të tyre.

Ministria e Brendshme tha se Ali Mahmoud Mohammed, i ashtuquajtuar ministër i naftës i al- Kaidës në Irak, u arrestua sot në një fshat të provincës Diyala. Zyrtarët thonë se 10 persona të tjerë të dyshuar si anëtarë të al-Kaidës u vunë gjithashtu nën arrest.

Ndërkohë, dy persona, duke përfshirë një zyrtar të lartë policie, humbën jetën pas një sulmi me bombë në Bagdat. Zyrtarët thonë se shpërthimi në lagjen Mansur të kryeqytetit irakian plagosi pesë persona të tjerë.//mm//

XS
SM
MD
LG