Lidhje

Zyrtarët serbë pohojnë se Mlladiç do të arrestohet brenda këtij viti


Zyrtari më i lartë i Serbisë për kërkimin e personave të akuzuar për krime lufte, tha se Ratko Mlladiçi do të arrestohet para fundit të këtij viti.

Rasim Ljajiç tha sot se ai e bazon pohimin e tij në informacionet e reja rreth vendndodhjes së Mlladiçit, personit të shumëkërkuar për krime lufte në Bosnje. Ai tha gjithashtu se bashkërendimi mes shërbimeve civile dhe atyre ushtarake e të zbulimit është përmirësuar.

Sipas zotit Ljajiç, është në interes të Serbisë që të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Ish komandanti i serbëve të Bosnjes, Mlladiç kërkohet për krime lufte që nga viti 2005, kur Haga ngriti akuzat ndaj tij. Këto akuza përfshijnë gjenocid që lidhet me rolin e tij në sulmet kundër civilëve të Bosnjes. Autoritetet besojnë se ai qendron i fshehur në Serbi.

Ish udhëheqësi i serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç është personi tjetër ndër më të kërkuarit i akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte.//mm//

XS
SM
MD
LG