Lidhje

Izraeli: Do kundërpërgjigjemi ndaj sulmeve të militantëve


Izraeli kërcënoi për një kundërpërgjigje të dhimbëshme ndaj vazhdimit të sulmeve me raketa nga ana e militantëve në Gazë, gjashtë javë pas ndalimit të një ofensive në territorin palestinez.

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert i deklaroi sot kabinetit të tij se Izraeli nuk do ti tolerojë goditjet me raketa. Zyrtarët ushtarakë izraelitë thonë se 110 raketa dhe mortaja e kanë goditur këtë vend që nga 18 janari, kur i dha fund operacionit 3 javor ndaj militantëve të Hamasit të cilët kontrollojnë Gazën.

Ndërkohë, i dërguari ndërkombëtar për Lindjen e Mesme, Tony Blair bëri sot vizitën e tij të parë në Gazë për të shqyrtuar nevojat e rindërtimit pas dëmeve të shkaktuara nga ofensiva izraelite.

Ish kryeministri britanik tha se ndihma ndërkombëtare për Gazën nuk do të ketë një ndikim të qëndrueshëm nëse nuk ka një zgjidhje politike të konfliktit të Izraelit me Hamasin. Izraeli dhe Egjipti e kanë vënë nën bllokadë Gazën që nga ardhja në fuqi e Hamasit atje në vitin 2007. //mm//




XS
SM
MD
LG