Lidhje

Pink jep koncert në Francë; Xhekson shet sende në ankand


Këngëtarja amerikane Pink, ka befasuar adhuruesit e saj me koncertin e ditës së martë në Nice të Francës, I cili ka çelur zyrtarisht turneun e saj që do të zhvillohet deri në muajin tetor. Ndërkohë mbreti I muzikës pop, 50 vjeçari Majkëll Xhekson, ka vendosur që të nxjerrë në ankand disa prej sendeve të tij personale si dhe disa prej trofeve të fituara në vite.

Këngëtarja Pink, ka befasur adhuruesit e saj me koncertin surprizë që mbajti në Nice, ditën e martë. Ajo ka deklaruar përpara koncertit se frika më e madhe e saj është se mos harron vargjet e këngës.

Koncerti i saj në Nice të Francës, është në kuadrin e turit të këngëtares amerikane, i cili titullohet “Funhouse”.

“Është programi më i lezetshëm që kam realizuar ndonjëherë” shprehet Pink.

Shitja e biletave përmes internetit ka bërë që mbas turit të saj në Australi, në muajin tetor, Pink t’i rikthehet Europës sërish.

Nuk kemi shitur asnjëherë kaq shumë bileta paraprakisht” është shprehur këngëtarja amerikane.

2.Mbreti I muzikës Pop, Majkëll Xhekson, ka vendosur që të shesë në ankand disa prej sendeve dhe trofeve të tij tp fituara në vite. Do të jenë rreth 2000 sende personale, por dhe çmime të fituara në vite nga Majkëll xhekson të cilat do të ekspozohen në një ankand 5 ditor që do të zhvilloeht në 21 prill.

Mes sendeve që do të shiten, janë trofeja e çmimit që Xhekson ka fituar nënë vitin 1984 për albumin më të mire Soul”Thriller” ankandi për këtë trofe llogaritet 4 000 - 6 000 dollarë, gjithashtu në ankand do të jetë dhe një kapele kadife , të cilën Xhekson e ka dhuratë nga fëmijët e tij për Ditën e Babait në vitin 1998, dhe që do të shitet me një vlerë 300 – 500 dollarë.

Gjithashtu në ankand do të jetë dhe një top basketbolli I dhuruar nga Majkëll Xhordan, dhe që do të shitte me vlerën 800 - 1.200 dollarë.

Ankandi u lajmërua për në dhjetor të vitit të kaluar, por organizatorët e tij thonë se nuk ishte bërë e ditur sasi e objekteve që do të ekspozoheshin në të. //mm//

XS
SM
MD
LG