Lidhje

Maqedoni: Konventa e Bashkimit Demokratik për Integrim


Katër drejtuesit e partive më të mëdha në Maqedoni u takuan sot për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 22 marsit.

Nga takimi u largua para kohe zoti Menduh Thaçi i PDSH-së në shenjë revolte për shkak të zvarritjes së proceseve gjyqësore kundër aktivistëve të BDI-se të akuzuar për parregullsi në zgjedhjet e kaluara.

Ndërkohë, Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti sot konventën e saj në Shkup ku bëri prezantimin e kandidatit për president të kësaj partie dhe të kandidatëve për prefektë të komunave dhe të kandidatëve në listat për këshillat e komunave. //mm//

XS
SM
MD
LG