Lidhje

Klinton arrin në Egjipt për turneun në Lindjen e Mesme


Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton arriti në Egjipt për një turne në Lindjen e Mesme, ku do të zhvillojë bisedime me udhëheqësit e rajonit për rindërtimin e Rripit të Gazës.

Zonja Klinton do të marrë pjesë nesër ë një konferencë donatorësh në Sharm el Sheik, ku bashkë me aktorët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar do të diskutojë për zgjidhjen e krizës humanitare në Gazë. Sekretarja Klinton pritet të shpallë një premtim të rëndësishëm ndihmash për rindërtimin e Gazës.

Ajo ka thënë se paratë do të jepen vetëm nëse bëhet e qartë se synimet amerikane nuk do të minohen.

Ajo tha se nga ndihma nuk do të përfitojë lëvizja radikale islamike Hamas, e cila kontrollon Gazën që nga viti 2007.

Ditën e martë, zonja Klinton do të udhëtojë drejt Izraelit dhe Bregut Perëndimor për t'u takuar me udhëheqësit e tyre, dhe për të diskutuar rreth zgjidhjes me dy shtete në rajon, si dhe për sigurinë e Izraelit. //mm//

XS
SM
MD
LG