Lidhje

BE kundërshton ndihmën miliarda dollarëshe për Europën Lindore



Krerët e qeverive dhe shteteve të BE kundërshtuan protektionizmin e vendeve të veçanta, si mënyrë për të luftuar krizën ekonomike.

Ky hap u mor sot në Bruksel, në një projektmarrëveshje të shpallur në takimin e emergjencës së BE, me qëllim për të arritur në një përgjigje të përbashkët në lidhje me rënien ekonomike botërore.

Bashkimi është i ndarë mes vendeve të pasura, si Franca, e cila do që të merren masa të forta për të shpëtuar industrinë e saj të makinave, dhe vendeve më të varfëra të Europës Lindore të cilat nuk i përballojnë dot këto hapa.

Gjermania, si vendi më i fuqishëm ekonomikisht i BE, ka thënë se vendet e BE, duhet të ndihmojnë njëri – tjetrin, por pa ofruar një zgjidhje konkrete.

Berlini është nën një presion të fortë për të marrë rolin udhëheqës për shpëtimin e vendeve të Europës Lindore. Por sot, siç pritej, kancelarja gjermane Merkel, e kundërshtoi thirrjen për një ndihmë disa miliarda dollëarëshe për shpëtimin e vendeve të Europës Lindore.//mm//

XS
SM
MD
LG