Lidhje

Sebelius pranon ofertën për postin e Sekretares së Shëndetësisë


Presidenti Barak Obama i ka kërkuar guvernatores së shtetit Kansas, Kathleen Sebelius, të drejtojë Departamentin e Shëndetësisë.


Njoftimet e medias amerikane citojnë zyrtarë të paidentifikuar të administratës sipas të cilëve Sebelius e ka pranuar ofertën e zotit Obama dhe se Presidenti do ta shpallë emërimin e saj nesër.

Në postin e saj të ri, zonja Sebelius pritet të drejtojë përpjekjet e administratës për reformimin e sistemit shëndetësor amerikan.


Në propozimin e tij për buxhetin e vitit financiar 2010, Presidenti Obama ka caktuar 634 miliard dollarë brenda 10 vjetëve të ardhshëm për zgjerimin e kujdesit shëndetësor. Presidenti pritet gjithashtu të kryesojë një takim për reformën shëndetësore javën e ardhëshme në Shtëpinë e Bardhë.


Zonja Sebelius ka qenë mes kandidatëve kryesorë për postin në fjalë pas tërheqjes së kandidaturës për këtë post të ish senatorit Tom Daschle kur u zbulua se ai nuk kishte paguar taksa në masën 140 mijë dollarë.//mm//

XS
SM
MD
LG