Lidhje

Shtetet e Bashkuara rishikojnë strategjinë e tyre në Afganistan


Zyrtarë të lartë afganë thonë se nuk është koha që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin ndryshime dramatike në misionin e tyre në Afganistan. Ata i bënë këto komente ditët e fundit në Washington, ku ata dhe zyrtarë të lartë nga Pakistani u takuan me zyrtarë amerikanë për të diskutuar mbi sigurinë dhe strategjinë në rajon. Bisedimet erdhën, teksa administrata e Presidentit Obama po rishikon strategjinë amerikane në Afganistan dhe në Pakistan. Përpara mbajtjes së samitit të NATO-s në prill, SHBA thonë se do t’u kërkojnë partnerëve të koalicionit që të rrisin ndihmesën e tyre në luftën në Afganistan.

Ndërsa luftëtarët talebanë ndërrmarin sulme në Afganistan. NATS Presidenti Barak Obama ka premtuar një shtesë prej 17 mijë trupash amerikane në mbështetje të luftës atje. Por pavarësisht këtij premtimi, synimi i misionit amerikan mbetet ende e paqartë.

Ministri i Mbrojtjes Robert Gates ka sugjeruar që Shtetet e Bashkuara duhet të shkallëzojnë tërheqjen e tyre në Afgansitan, duke u përqëndruar në luftën kundër terrorizmit në kufijtë e vendit. Këtë javë ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm të Afgansitanit u takuan në Washington me zyrtarë të lartë amerikanë. Në takime të veçanta nëpër audienca të hapura, ata thanë se SHBA nuk duhet që të zvogëlojnë përpjekjet e tyre në Afganistan. Ministri i Mbrojtjes Abdul Rahim Wardak

“Ndryshimi i kursit, përshtatja e një strategjie të re ose heqja dorë nga ideja për një qeverisje të fortë qëndrore, do të na tërheqë në kurthin të cilin kanë ngritur armiqëtë tanë, duike i ndihmuar për të realizuar qëllimet e tyre djallëzore”.

Ministri i jashtëm afgan Rangin Dafdar Spanta tha se të luftosh kryengritësit në Pakistanin fqinj është më e rëndësishme se asnjëherë.

“Kërcënimi më i madh për stabilitetin në botë nuk është Iraku, as Afganistani. Është Pakistani. Nëse Pakistani kthehet në një shtet të dështuar, atëherë ky është një kërcënim serioz për ju, për ne, dhe për gjithë rajonin”.

Afganistani dhe Pakistani po përballojnë së bashku situatën e pasigurt në zonat malore. Në të kaluarën, ata kanë fajësuar njëri tjetrin për kryengritësit talibanë në Afgansitanë. Zyrtarët afganë morën pjesë në takimet trepalëshe në Washington me zyrtarë të Pakistanit dhe zyrtarë të lartë amerikanë, mes tyre dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton.

Sekretraja Klinton foli për shtimin e një bashkëpunimi të mundshëm dhe tha se tre kombet do të zhvillojnë bisedime nga fundi i Prillit ose fillimi i majit. Teksa administrata Obama vazhdon që të rishikojë përpjekjet e saj për politikën dhe luftën në këtë vend dhe në Pakistanin fqinj, Senatori Xhon Mekein foli për këtë çështje këtë javë

“Problemi i ditës në Afganistan është mos të krijohet ksenofobia apo armiqësia për perëndimin. Problemi janë politikat tona të dështuara atje. Ne u përpoqëm që të fitojmë këtët luftë pa trupa të mjaftuesh,me, pa ndihma të mëdha ekonomike, pa një koordinim efektiv, dhe pa një strategji të qartë”.

McCain u bëri thirrje Shtetet e Bashkuara dhe vendeve të tjera që të ndihmojnë për të dyfishuar numrin e ushtrisë afgane. Shtetet e Bashkuara thanë se ata do t’u kërkojnë vendeve anëtare të NATO-s që të shtojnë ndihmesën e tyre në Afganistan, në samitin që Aleanca do të zhvillojë në

Francë dhe Gjermani në muajin prill. //bsa//

XS
SM
MD
LG