Lidhje

Sekretarja Klinton dyshon në mundësine e dialogut me Iranin



Një zyrtar i lartë amerikan tha se Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton minimizoi mundësinë që Irani t'i përgjigjet ofertës së Shteteve të Bashkuara për dialog.

Zyrtari në Sharm el-Sheik të Egjyptin citoi Sekretaren e Shtetit të ketë thënë se nuk kishte asnjë iluzion rreth qeverisë së Iranit dhe se ajo dyshon se do të përgjigjet ndaj çdo lloj angazhimi.

Zyrtari që foli me kusht për të mbetur anonim, shtoi se zonja Klinton i bëri komentet gjatë një bisede private për të zbutur shqetësimet e ministit të jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndryshe nga administrata e mëparshme, presidenti Barak Obama ka thënë se administrata e tij është e gatshme të punojë me Iranin, marrëdhëniet me të cilin janë tensionuar së fundmi nga programi bërthamor i Teheranit.

Po sot Irani mohoi komentet e shefit të lartë të ushtrisë amerikane se ka materiale të mjaftueshë për të prodhuar një bombë bërthamore.

XS
SM
MD
LG